
Drejtuesi i Prokurorisë së Posaçme Antikorrupsion, SPAK, Arben Kraja kërkoi zgjatjen e mandatit të prokurorëve të SPAK. Të premten, ne konferencën për 5 vjetorin e reformës në drejtësi, Kraja kërkoi edhe një godinë të re për BKH-në.
SPAK përbëhet nga 20 prokurorë me mandat 9-vjeçar. Kreu i SPAK zgjidhet ndër këto prokurorë, me mandat 3-vjeçar pa të drejtë rizgjedhje.
Aktualisht SPAK, i ngritur në 2019, ka 15 prokurorë.