Kremlini gati të përdorë më shumë forcë për të shpërndarë protestat

Nga Exit News
Kremlini gati të përdorë më shumë forcë për të shpërndarë protestat

Kremlini beson se mund të largojë lehtësisht protestat në të gjithë vendin mbi arrestimin dhe burgosjen e opozitarit Alexei Navalny dhe është gati të shtojë dhunën ndaj protestuesve nëse është e nevojshme, raporton Reuters.

“Kjo është vetëm një nxehje,” tha burimi pranë Kremlinit mbi përgjigjen e policisë për Reuters.

“Aventurat e vërteta vijnë më vonë. Një skenar ku ne shohim një reagim gjithnjë e më të fuqishëm në të gjithë vendin është plotësisht realist”, tha ai.

Zëdhënësi i Kremlinit Dimitry Peskov tha të enjten se policia kishte përdorur masa të ashpra por ligjore. Sipas tij protestat ishin të paligjshme dhe i konsideroi ato si sulme.

Të dy burimet përmendën për Reuters rastet e protestave në Bjellorusi, ku Presidenti Alexander Lukashenko, me mbështetjen e Moskës, i ka rezistuar me sukses muajve të protestave.

Ata përmendën gjithashtu Venezuelën, ku Presidenti Nicolas Maduro i ka mbijetuar trazirave serioze. Burimet i thanë Retuers së Kremlini është në një pozitë më të fortë se Venezuela apo Bjellosuria, prandaj nuk ka pse të frikësohet nga protestat.

“Skenari i testuar në Bjellorusi u tregua efektiv. Ata (Kremlini) nuk do të bien në gjunjë. Lukashenko e mbajti. Maduro është mirë. Dhe ajo që kemi në rrugët tona është shumë larg asaj që kishin”, tha njëri prej burimeve, raporton Retuers.

Burimi i dytë tha se situata socio-ekonomike në Rusi, e cila është përkeqësuar për shkak të pandemisë, nuk ishte aq keq sa e Venezuelës dhe se Rusia ishte e dominuar nga një shumicë konservatore që nuk donte ndryshim.

“Kremlini nuk ka frikë”, tha burimi i dytë.

“Bjellorusia ka treguar se regjimet shtypëse kanë aftësi të mëdha. Venezuela e tregon këtë, dhe njerëzit atje janë vërtet të uritur – nuk ka paga, papunësi të tmerrshme dhe krim. Nuk ka asgjë nga këto në Rusi”.

Navalny u dënua me 3 vite e 5 muaj burg, vendim i cili ka nxitur protesta në të gjithë Rusinë.

Mijëra protestues janë arrestuar, disa nga aleatët kryesorë të Navalny janë në arrest shtëpiak ose jashtë Rusisë. Policia ka përdorur taktika gjithnjë e më të ashpra, duke goditur protestuesit dhe në disa raste edhe gazetarët.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>