BE-ja e ndarë për mbrojtjen e përbashkët

Nga Exit News
BE-ja e ndarë për mbrojtjen e përbashkët

Udhëheqësit e Bashkimit Evropian nuk arritën të kapërcejnë ndasitë mbi krijimin e një forcë të përbashkët të mbrojtjes, pavarësisht rezervave në lidhje me tërheqjen kaotike të Aleatëve nga Afganistani dhe paktin e ri gjeostrategjik amerikan AUKUS me Britaninë dhe Australinë, që çoi në përjashtimin e Francës.

Kjo e fundit ka qënë edhe një ndër advokueset më të zjarrta së fundmi, me presidentin francez, Emmanuel Macron që deklaroi para darkës të së martës në Kështjellën Brdo se blloku  duhet të bëjë më shumë për të menaxhuar krizat në kufijtë e tij dhe të jetë përgjegjës për sigurinë e tij.

Ndarja mes vendeve anëtare u ravijëzua në kufijt klasik të shteteve lindore që kanë frikë nga Rusia dhe duan të forcojnë pozitën e Evropës brenda NATO -s dhe ato të udhëhequra nga Gjermania, Italia, Spanja dhe Franca që duan një BE më të fuqishme sipas një raportimi nga Reuters, që citoi dy diplomatë të pranishën në takim.

Krerëve të BE-së të mërkurën do t’i bashkohen edhe gjashtë udhëheqësit ballkanikë të Serbisë, Malit të Zi, Bosnjës, Maqedonisë së Veriut, Kosovës dhe Shqipërisë.

Dy javë më parë Reuters raportoi se kishte ndasi edhe përsa i përket formulimit të deklaratës së përbashkët të vendeve anëtare, duke treguar mungesë dëshire për afrimin e vendeve me unionin.

Pas debatesh të shumta, BE-ja pritet të rikonfirmojë angazhimin mbi zgjerimin e Bllokut me gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor, duke ofruar një bashkëpunim për rajonin, por pa afate kohor, sipas një projekt –dokumenti të parë nga EURACTIV.

LEXO  Vokshi: Zyrat vendore të arsimit, vatra të koronavirusit

 

Adresa juaj e emailit nuk do bëhet publike.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>