Krerët ushatarak amerikan dhe rus takohen në Helsinki

Nga Exit News
Krerët ushatarak amerikan dhe rus takohen në Helsinki

Krerët ushtarakë amerikanë dhe rus zhvilluan një takim që zgjati gjashtë orë në Helsinki të mërkurën, sipas një raportimi nga Reuters.

Ky ishte takimin i parë ballë për ballë mes Gjeneralit Mark Milley, kreu i Shtabit të Përgjithshëm amerikan dhe Shefit të Shtabit të Përgjithshëm rus, Valery Gerasimov që nga viti 2019.

Deklaratat e palëve në lidhje me takimin ishin minimale dhe në lidhje me agjendën ato deklaruan se bisediamet lidheshin në lidhje me operacione që synonin zvogëlim rreziku.

Administrata Biden gjendet nën presion për të përpiluar një strategji anti-terrorizmi në distancë, pas tërheqjes së kritikuar të ushtrisë nga Afganistani, ndërkohë që Rusia favorizon një qasje bashkëpunimi me qeverinë e re talibane.

 

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>