Kreshnik Merxhani denoncon për vjedhje vote: Po tjetërsohet vullneti i qytetarëve

Nga Exit News
Kreshnik Merxhani denoncon për vjedhje vote: Po tjetërsohet vullneti i qytetarëve

Kandidati i pavarur në qarkun e Gjirokastrës Kreshnik Merxhani, i mbështetur nga Vetëvendosje denoncoi të hënën procesin e numërimit.

Ai tha se po tjetërsohet vullneti i qytetarëve dhe e cilësoi procesin e numërimit si partiak.

“Mbi 1000 vota të pavlefshme në qarkun Gjirokastër, nuk janë rastësisht.

Në video duket qartësisht se si ky mekanizëm 30-të vjeçar minon demokracinë dhe tjetërson vullnetin e votuesve”, tha ai duke postuar një video nga qendra e votimit.

Ai tha se në qytetin e Tepelenës, në Pallatin e Kulturës Tepelenë, saktësisht KZAZ Nr.79, në orën 06:51, datë 26.04.2021, konstatuam se numëruesit pa u penguar nga askush dhe haptazi, pasi shumica e vëzhguesve lanë qendrën e numërimit pasi ju komunikua se u mbyll procesi, një tjetër proces nisi paralelisht ai i falsifikimit të fletëve të votimit.

“Vëzhguesit tanë, filmuan dhe dokumentuan atë proces që kolegët në Tiranë e kanë deklaruar publikisht. Njësojë si kanë vepruar në Tiranë, dhe në qarkun Gjirokastër fenomeni është i njëjtë”, tha ai.

Merxhani deklaroi se kjo është një nga mënyrat se si po vjedhin dhe deformojnë votën.

“Aty ku qytetari ka vendosur një “X” poshtë nr. 13 në fletën e votimit pranë emrit tim, te i njëjti fletëvotim kanë vendosur edhe një “X” tjetër te një prej subjekteve apo kandidatëve të çfarëdo force tjetër, duke e shpallur të pavlefshme fletën e votimit ose duke e deklaruar ndryshe”, sqaroi ai. Merxhani tha se do të ndjek çështjen penalisht.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>