Kreu i FSHF-së Duka letër Ramës: Vetëm ti e ke pushtetin të ndihmosh futbollin

Nga Exit News
Kreu i FSHF-së Duka letër Ramës: Vetëm ti e ke pushtetin të ndihmosh futbollin

Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit Armand Duka i ka kërkuar kryeministrit Rama që të marrë seriozisht kërkesat e klubeve të futbollit për të ndryshuar ligjin për sportin dhe sponsorizimet.

Në një letër drejtuar Ramës, Duka shkruan se aktualisht është ‘bllokuar rrotullimi i topit në Kategorinë Superiore e në akademitë e tyre’, pasi klubet kanë rënë dakord të mos luajnë deri sa qeveria të plotësojë kërkesat e tyre.

Duka shprehu zhgënjimin me qeverinë dhe kryeministrin Rama, i cili, sipas tij, i premtoi futbollistëve në mars 2019 se qeveria do të punonte për një ligj të ri për sportin dhe do të shtonte mbështetjen për to.

Madje duka shton se grupi i punës, ngritur me këtë qëllim,  ‘shumë shpejt u përfshi nga përçarja dhe meskinitetet politike, me qëllim ngritjen e flamurit të reformatorit në sport’. “Kjo luftë e brendshme, e shoqëruar nga “JO”-ja e përhershme e ‘burokratëve të pandreqshëm’ të Ministrisë së Financave, solli një zhbërje të produktit final,” vazhdon me tej Duka.

Në fund, Duka theksoi se i takon vetëm kryeministrit Rama që ‘të ushtrojë pushtetin e tij në të mirë të futbollit e të ndërprerjes së bojkotit.’

Anëtarët e Ligës Profesioniste të Futbollit i kanë dërguar qeverisë kërkesat e tyre nëpërmjet letrës dërguar më datë 10 gusht.

Ata i kërkuan qeverisë uljen e TVSH në 6%, faljen e gjobave dhe detyrimeve të prapambetura tatimore; mos pagimin e TVSH -së për të ardhurat e sportistëve dhe miratimin e ligjit të sponsorizimeve.

Si kryeminitri Rama, ashtu dhe ministrja e Financave Denaj i kanë quajtuar ‘të papranueshme’ kërkesat e klubeve të futbollit.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>