Kreu i Gjykatës Kushtetuese Dedja në pritje të vendimit nga KPA

Kreu i Gjykatës Kushtetuese Dedja në pritje të vendimit nga KPA

Komisioni i Pavarur  Kualifikimit njoftoi se seanca në Kolegjin e Apelimit për gjyqtarin Bashkim Dedje do të zhvillohet më datë 12 dhjetor 2018.

Bashkim Dedja ka kaluar shkallën e parë të vettingut duke u konfirmuar nga KPK, por Komisioneri Publik e ka apeluar këtë vendim. Apelimi nga Komisioneri Publik u bë disa javë pas kërkesës zyrtarë të Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit për të ankimuar vendimin pasi KPK nuk ka përdorur të njëjtat standarde si për gjyqtarët e tjerë.

Siç e kemi shpejguar më parë, Dedja së bashku me Vitore Tushën  janë anëtarët e vetëm të mbetur të  GJK-së.

Nëse KPA do të vendosë për shkarkimin e Dedjes nga detyra, nuk bëhet dot i mundur formimi i institucioneve të reja të drejtësisë, duke qënë se KED,organi kompetent për vlerësimin e kandidaturave të institucioneve duhet të ketë në përbërje, 2 anëtarë nga Gjykata Kushtetuese.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>