
Inspektori i Lartë i Drejtësisë, Artur Metani kujtoi të hënën Ditën Ndërkombëtare të Drejtësisë. Përmes një postimi ai shprehet se kjo ditë duhet të inkurajojë punonjësit e drejtësisë të punojnë me fisnikëri.
“Sistemi i drejtësisë ka nisur 5 vite më parë, me reformën më të thellë e të dhimbshme, duhet thënë, që ka njohur ndonjëherë.
Natyrisht nuk jemi ende aty ku duhet, por kushtetuta dhe ligji sot nuk krijojnë asnjë mundësi, që institucionet në procesin e vendimmarrjes së tyre të kenë ndikim të paligjshëm, politik apo cdo lloj tjetër.”
Metani shprehet se gjyqtarët dhe prokurorët i bëjnë një shërbim të madhe vendit kur kryejnë punën me ndershmëri dhe seriozitet.