
Kryetari i Këshillit të Lartë të Prokurorisë takoi të martën kryetarin e Kontrollit të Lartë të Shtetit.
Lajmi u bë i ditur nga faqja zyrtare e KLP-së ku shkruan:
“Gjatë paradites së sotme, z. Gent Ibrahimi i shoqëruar nga anëtari i Këshillit të Lartë të Prokurorisë, z. Vatë Staka ka zhvilluar një takim prezantues me Kryetarin e Kontrollit të Lartë të Shtetit, z. Arben Shehu në zyrën e këtij të fundit.”
Ibrahimi gjatë takimit theksoi nevojën për një rritje të cilësisë së kallëzimeve penale nga ana e Kontrollit të Lartë të Shtetit dhe rritjen e përgjegjshmërisë së prokurorëve në hetimin e tyre.