Kryetari i Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Gent Ibrahimi deklaroi se procesi i vetingut ka goditur prokurorë dhe gjyqtarë të ndërshëm e simbol për sistemin.
Duke marrë si shembull, ish prokuroren Antoneta Sevdari, ai u shpreh:
“Ajo që më vjen keq për organet e vetingut është se në disa raste kanë goditur persona që kurrsesi nuk kanë gjë të përbashkët me korrupsionin dhe abuzimin. Ka shkarkuar simbole të integritet në radhët e magjistratëve. Antoneta Sevdari është një nga ato”.
Ibrahimi kritikoi organet e vetingut për interpretimin që ato i kanë bërë Kushtetutës.
“Kushtetuta thotë se, një magjistrat nuk e kalon vetingun nëse ka një pasur dy herë më të madhe se sa ajo që mund të justifikoi me dokumente. Nëse unë do të duhej të kisha 100 milionë dhe kam 199 do të duhej ta kaloja ventingun. Organet e vetingut janë përgjegjëse për interpretimin e kësaj pjese të kushtetutës. Ata nuk e kanë interpretuar kështu”
Kreu i KLP deklaroi se procesi i vetingut ka ndikuar në ngritjen e institucioneve të reja të drejtësisë, duke theksuar se nuk po kap ritmin që pritej prej tyre.
Ai tha se është katastrofike që sot vendi është pa Gjykatë Kushtetuese dhe Gjykatë të Lartë.