Tre anëtarët e rinj të Prokurorisë së Posaçme Antikorrupsion (SPAK) do të emërohen me 21 maj.
Kështu deklaroi kryetari i Këshillit të Lartë të Prokurorisë (KLP), Gent Ibrahimi. Në një intervistë për Ora News, zoti Ibrahimi pohoi se me 18 maj do të zhvillohen intervista me kandidatët në garë, ku do të përzgjidhen tre.
“Intervista me kandidatët do të zhvillohet me 18 maj. Tre më të mirët do të çohen për dekretim te Presidenti”
KLP renditi të hënën, katër kandidatët për SPAK.
Kandidatët kryesor janë Vladimir Mara dhe Dritan Prençi. Në dhjetor të 2019 KLP transferoi përkohësisht prokurorët Dritan Prençi dhe Vladimir Mara pranë SPAK. Drejtuesi i SPAK i kërkoi KLP të transferonte dy prokurorë, përkatësisht zotin Prençi dhe zotin Mara, për shkak të volumit të madh të çështjeve.
Aktualisht SPAK ka 8 prokurorë, nga 10 që kërkon Kushtetuta.