Kreu i komisionit për punët e jashtme në PE, David McAllister foli për procesin e integrimit në BE të vendeve të Ballkanit. theksoi nevojën e Shqipërisë për të
Në një intervistë për ABCNews, Zoti McAllister theksoi nevojën e Shqipërisë për plotësuar kushtet e BE-së, për të forcuar demokracinë e për të mos harruar opozitën dhe kërkesat e saj.
Disa nga deklaratat kryesore të David McAllister janë:
- Të gjashtë vendet e Ballkanit po rrugëtojnë drejt Bashkimit Europian me shpejtësi të ndryshme. Është një detyrë e vështirë dhe duhen përmbushur kriteret që janë vendosur.
- Shpresoj që do të mund të hapim kapitujt e parë të negoiatave të anëtarësimit me Shqipërinë më së voni në fillim të vitit të ardhshëm.
- Ky është një vendim që nuk është në duart e Parlamentit Europian. U takon vendeve të Ballkanit që të vendosin nëse duan të bëhen pjesë e familjes europiane. Për këtë duhen të pranojnë sistemet tona politike dhe të ndajnë të njëjtat vlera të përbashkëta me ne.
- Prioritete kyçe për një proçes negociatash anëtarësimi janë shteti ligjor, forcimi i demokracisë, forcimi i të drejtave të minoriteteve, të drejtat e njeriut, të drejtat e opozitës, liria e medias. Këto janë kyçe për një shtet të bazuar në shtetin ligjor dhe demokracinë.
- Nuk mund të ketë vetëm një qeveri pa opozitë. Nuk mund të ketë demokraci pa opozitën. Cilësia e një demokracie në një vend lidhet fort me të drejtat e opozitës.
- Ndaj do ta këshilloj gjithmonë Shqipërinë, që të mos harrojnë që qeveria dhe opozita kanë nevojë për njëra tjetrën.
- Opozita është aty për të kontrolluar qeverinë dhe në demokraci është normale që kohë pas kohe të ketë ndryshim pushtetesh.
- Është e rëndësishme që të ketë një bashkëpunim të mirë midis qeverisë dhe opozitës për çështje të rëndësishme dhe qëllimi e interesi i përgjithshëm i anëtarësimit të Shqipërisë në BE duhet të mbështetet nga çdo politikan i përgjegjshëm.