Konfidustria ka pësuar 2 miliardë dollar dëme, për shkak të izolimit nga pandemia e COVID-19.
Në një deklaratë për mediat, kryetari i Konfindustirsë, Gjergj Buxhuku pohoi se vazhdimi i masave kufizuese do të dëmtojë më shumë industrinë në vend dhe dëmet do të rriten.
“Vetëm në muajt mars dhe prill 2020 vlerësimet e Konfindustrisë, të pranuar edhe nga përfaqësues të ekzekutivit, kanë përllogaritur një dëm ekonomik prej më shumë se 1,2 miliardë $ për ekonominë formale dhe mbi 2 miliardë $ për ekonominë reale të Shqipërisë.
Fatura e mësipërme po vazhdon të rritet me çdo minutë, çdo orë dhe çdo ditë vonesë drejt rikthimit në normalitet”
Ai pohoi më tej se Shqipëria ka dëmet më të larta ekonomike në rajon dhe më gjerë pavarësisht se pasojat e pandëmisë ishin shumë më të ulëta.
“Të gjitha vendet historike të BE, që u prekën më dhjetëra herë më rëndë sesa Shqipëria nga kriza shëndetësore e Covid 19, zbatuan masa shumë herë më të lehta të izolimit dhe njëkohësisht janë shumë më përpara në rikthimin në normalitet. E njëjta gjendje është edhe për vendet e Rajonit, që praktikisht janë rikthyer në normalitet të plotë. Përfundimi është një faturë financiare shumë më e rëndë krahësimisht vendeve të tjera për qytetarët dhe goditje e fortë ndaj fuqisë së konkurrencës të ekonomisë shqiptare.”
Buxhuku i bëri thirrje qeverisë të kthejë sa më shpejt në normalitet ekonominë e vendit.