Kreu i PR, Mediu: Shqipëria anëtare e BE-së brenda 4 vitesh

Nga Exit News
Kreu i PR, Mediu: Shqipëria anëtare e BE-së brenda 4 vitesh

Kreu i PR, Fatmir Mediu deklaroi se brenda katër viteve Shqipëria do të jetë anëtare e Bashkimit Europian.

Gjatë një takimi me strukturat e partisë në Fushë Krujë, si u shpreh se:

Zgjedhjet e 25 prillit janë zgjedhjet me një rëndësi jashtëzakonisht të madhe kombëtare, sepse do përcaktojnë përfundimisht që shqiptarët dhe Shqipëria t’i ndahen kësaj të keqe dhe për t’ju bashkuar të ardhmes Europiane. Por që të ndodhë kjo, është e rëndësishme pjesëmarrja jonë”.

Sipas Mediut rruga drejt BE mund të arrihet me “me reforma të thella dhe me një luftë kundër krimit të organizuar, me një luftë kundër korrupsionit”.

Ai u shpreh se “duke ndërtuar institucione të fuqishme, duke bërë reforma të rëndësishme në arsim, shëndetësi apo dhe në sektorë të tjerë të rëndësishëm” rruga drejt BE është e sigurt.

 

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>