
Ambasadori i ri i OSBE-së në Shqipëri, Vincenzo Del Monaco takoi, të mërkurën, Kryetaren e Gjykatës Kushtetuese, Vitore Tusha.
Teksa përshëndeti emërimin e anëtarit të pestë të GjK-së Altin Binaj, Del Monaco shprehu besimin se Gjykata Kushtetuese do të jetë funksionale brenda këtij viti.
Gjatë bisedës, Del Monaco shprehu mbështetjen për strategjinë shumëvjeçare të Gjykatës Kushtetuese.
Ai theksoi se prezenca e OSBE-së mbetet e gatshme të vijojë të ndihmojë Gjykatën për të rritur efikasitetin dhe transparencën e saj.