Kreu i Shoqatës së Transportit Urban, Qosja: Nuk do të ketë rritje çmimi të biletave, pavarësisht uljes së numrit të pasagjerëve

Nga Exit News
Kreu i Shoqatës së Transportit Urban, Qosja: Nuk do të ketë rritje çmimi të biletave, pavarësisht uljes së numrit të pasagjerëve

Kreu i Shoqatës së Transportit Urban, Rixhin Qosja deklaroi se kompanitë e transportit nuk do të rrisin çmimet, pavarësisht se numri i pasagjerëve do të ulet.

Në një intervistë për emisionin, Ditë e Re, Qosja pohoi se:

“Të vetmen gjë që nuk e kemi kërkuar është rritja e çmimit. Sepse edhe po të rritet çmimi nuk do mund ta kompesojë dot humbjen që ne do gjenerojmë nëse dalim në punë si normalisht.”

Zoti Qosja pohoi se transporti urban do të përshtatet me rregullat e reja, duke ulur numrin e pasagjerëvë nëpër autobusa.

“Në një mjet urban që është 12 metra i gjatë qëndrojnë ulur dhe në këmbë 100 pasagjerë, ndërsa tani mendohet të reduktohet në 25-30.”

Përsa i përket datës se kur do të filloj punën kompanitë e transportit, kreu i shoqatës tha se ende nuk ka një datë të saktë.

Pak kohë më parë, Shoqata e Transportit Ndërqytetas paralajmëroi dhe se do të ketë rritje të çmimit të biletave deri në 30 për qind, në rast se qeveria nuk ndërhyn për të ulur çmimin e karburantit apo me masa të tjera lehtësuese.

Kreu i shoqatës sqaroi se rinisja e transportit publik me vetëm gjysmën e kapacitetit rrezikon falimentimin e kompanive të transportit.

 

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>