Vrasje, plagosje, zjarrvënie—lirimi i aktiviteteve rikthen krimin

Nga Exit News
Vrasje, plagosje, zjarrvënie—lirimi i aktiviteteve rikthen krimin

Katër ngjarje të rënda kanë ndodhur në 12 orët e fundit në Korçë, Elbasan e Laç, ku një person humbi jetën dhe dy të tjerë u plagosën.

Duket se me zgjerimin e orarit të lëvizjes për qytetarët, kanë rinisur dhe përplasjet e konfliktet mes tyre.

Në Korçë, një 67-vjeçar me inicialet P.T u vra mbrëmjen e 23 prillit me thikë pranë shtëpisë së tij. Policia ka arrestuar fqinjin e viktimës, i dyshuar si autor i vrasjes, i cili ka problem të shëndetit mendor.

Në Elbasan, në lagjen ‘5 Maji’, makinës së një punonjësi të policisë kriminale i është vënë zjarri. Ende nuk ka asnjë të dyshuar, por policia dyshon se zjarrëvenia është e qëllimshme dhe ka lidhje me detyrën.

Një 19-vjeçar në Laç është vetë-plagosur me armëzjarri. I riu është transportuar në spitalin e Traumës në Tiranë dhe është në gjendje të rëndë shëndetësore. Policia po heton dhe pista të tjera për të zbardhur ngjarjen.

Në Tropojë, në fshatin Cërrnicë, një 36-vjeç u plagos me thikë dhe ndodhet në gjendje të rëndë. Policia arrestoi autorin e dyshuar dhe tre të tjerë, të cilët akuzohen për moskallëzim krimi.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>