Regjimi komunist shkatërroi qindra mijëra jetë – Të dhënat kryesore të raportit të ISKPK-së

Regjimi komunist shkatërroi qindra mijëra jetë – Të dhënat kryesore të raportit të ISKPK-së

Rreth 100 mijë shqiptarë janë persekutuar direkt politikisht nën regjimin komunist, mbi 10 mijë nga të cilët janë vrarë apo kanë humbur jetën si pasojë e persekutimit të tyre.

Instituti i Studimeve të Krimeve dhe Pasojave të Komunizmit (ISKPK) në një raport të tij ka dhënë statstika dhe informacione mbi një pjesë të krimeve politike të regjimit komunist në Shqipëri, përfshi dënimet kundër jetës dhe lirisë së individëve.

Të dhënat kryesore që ka bërë publike ISKPK-ja në raport janë:

  • 6 027 persona u vranë për arsye politike;
  • Rreth 4 000 personave të pushkatuar nuk u janeë gjetur vend varrimet;
  • 34 135 persona u burgosën si të dënuar politikë;
  • 50 009 persona u dërguan në kampe internimi;
  • 984 persona vdiqën në burgjet politike;
  • 7 022 persona vdiqën gjatë internimeve politike;
  • 308 persona humbën aftësinë mendore gjatë qëndrimit në burg.

 

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>