Krimi dhe korrupsioni mbeten rrezik për çeljen e negociatave

Nga Exit News
Krimi dhe korrupsioni mbeten rrezik për çeljen e negociatave

Komisioni Europian prezantoi sot metodologjinë e reformimit të procesit te zgjerimit në mënyrë që të bëhet më i besueshëm (kliko këtu për të lexuar pikat kryesore). Megjithatë metodologjia e re duket se nuk e largon skepticizmin ndaj reformave të qeverisë shqiptare.

Top-Channel raportoi duke cituar burime të saja diplomatike se Holanda pret të shohë progres në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit.

“[…] Na duhet të shohim progres të qënësishëm në terren e në mënyrë specifike për Shqipërinë në luftën me krimin e organizuar dhe korrupsionin.Komisioni Europian do të raportojë për këtë së shpëjti. Holanda është duke e pritur këtë raport.”

Sidoqoftë Top-Channel thotë se Holanda i ka mirëpritur propozimet për reformimin e procesit integrues ku kërkohet më shumë llogaridhënie për sa i përket reformave në drejtësi, administratën publike dhe ekonomi.

“Progresi në fushën e shtetit ligjor do të jetë vendimtar për shpejtësinë e këtij procesi. Kjo garanton që vendet kandidate nuk anëtarsohen deri kur demokracia funksionale do të jetë solide në këto vende” u shprehën burime diplomatike për Top-Channel duke theksuar se integrimi duhet siguruar vetëm kur ka tregues konkretë të zhvillimit.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>