Krimi dhe rreziku për mjedisin: Shqipëria në listën e zezë të BE-së dhe Kanadasë për mjetet lundruese

Nga Exit News
Krimi dhe rreziku për mjedisin: Shqipëria në listën e zezë të BE-së dhe Kanadasë për mjetet lundruese

Shqipëria futen në listën e zezë për anijet me flamurin e saj në portet e BE-së dhe të Kanadas.

Paris MoU, 0rganizata kryesore ndërkombëtare për inspektimin e anijeve të huaja në portet euroatlantike, ka vendosur se mjetet me flamur shqiptar nuk përmbushin standartet evropiane të sigurisë kundër krimit, sigurisë në punë dhe të mbrojtjes së mjedisit.

Futja në këtë listë do të thotë se këtyre mjeteve lundruese ose do tju ndalohet hyrja në portet e BE-së dhe Kanadasë, ose do t’i nënshtrohen inspektimeve të veçanta që të lejohen, pasi konsiderohen të rrezikshme për sigurinë e këtyre vendeve.

Në këtë listë përveç Shqipërisë janë edhe 13 vende të tjera, kryesisht të pazhvilluara dhe me probleme të kriminalitetit:Belize, Cambodia, Comoros, Cook Islands, Democratic Republic of Congo, Moldova, Palau, Saint Kitts and Nevis, Sierra Leone, Tanzania, Togo, Vanuatu and Ukraine dhe Mongolia.

Futja e Shqipërisë në listën e zezë është bërë publike nga raporti i Frontex, misionit të BE-së për ruajtjen e kufijve. Në raport shkruhet se 95 përqind e anijeve tregtare me flamur të një prej 13 vendeve të futura në listën e zezë janë flamuj leverdisshmërie— domethënë një biznesmen i regjistron anijet tregtare nën flamurin e një vendi ku ligjet ndërkombëtare janë më pak strikte.

Kjo ndodh zakonisht në vende ku regjistri i anijeve menaxhohet nga firma private të cilat i regjistrojnë anijet e huaja me shumë lehtësi dhe pa pengesa. Madje ndodh që këto kompani private të regjistrojnë edhe anije që më parë janë përdorur për trafikim.

Zakonisht këto janë anije të vogla, me vlerë të vogël, të cilat përdoret kryesisht nga kriminelët. Ato kanë më shumë gjasa të përdoren për aktivitet kriminal se sa për aktivitet tregtar.

Në vitin 2016, në Kamboxha, qeveria e mbylli të drejtën për të regjistruar nën flamurin e vendit anije që i përkisnin biznesmenëve të huaj, pasi u gjet se pjesa më e madhe e tyre përdoreshin për të trafikuar qënie njerëzore dhe drog.

Vendet e BE-së duhet të kontrollojnë këto anije dhe pasagjerët e tyre dhe duhet të kotrollojnë nëse ato kanë ose jo jë arsye të ligjshme për të hyrë në BE, shkruan raporti i Frontex, për vitin 2019.

Organizata Paris MoU, është një regjim inspektimi në 26 vende të BE-së dhe në Kanada për anijet e huaja, përveç anijeve shtetërore.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>