Krimi në familje, 3 viktima në 24 orë

Nga Exit News
Krimi në familje, 3 viktima në 24 orë

Tre persona janë vrarë në 24 orët e fundit nga familjarët e tyre.

  • Sot më 26 shkurt, R. T. vrau bashkëshorten e tij H.T, 59 vjeç, duke e goditur me levë hekuri në kokë, teksa kjo e fundit tregtonte në dyqanin e saj, në Durrës.
  • Dje më 25 shkurt, F.K. ka vrarë me armë zjarri ish-bashkëshorten e tij E.F. dhe vëllain e saj V.F, në oborrin e banesës së tyre në Kodër Rrëshen.

Teksa nuk dihen ende shumë detaje për ngjarjen e sotme, në ngjarjen e djeshme është mësuar se autori i vrasjes, ende në kërkim, ishte një person me precedentë të mëparshem penal. Ai ishte dënuar me 3 vite burg për dhunë në familje dhe e armbajtje pa leje. Ai ishte arrestuar në vitin 2017 pasi kishte dhunuar rëndë bashkëshorten e tij.

Pas daljes nga burgu, viktima, kishte kërkuar divorcin dhe urdhërmbrojtjeje nga ish-bashkëshorti i saj për shkak se konfliktet vazhdonin.

Pas divorcit ajo së bashku me 3 vajzat e saj qendronte në shtëpinë e familjes së saj, nën kujdesin e të vëllait, vend ku dhe u vranë.

Autori vazhdon të jetë ende në kërkim nga policia e Lezhës.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>