Krimi në familje, 7 viktima në 40 ditë

Krimi në familje, 7 viktima në 40 ditë

Që prej janarit 2019, 7 persona kanë humbur jetën si pasojë e krimit brenda familjes:

 – Mëngjesin e 12 shkurtit, Alket Arapaj, 44-vjeç, vrau gruan e tij Ervilma Seferaj 36-vjeçe, me armën e shërbimit. Ngjarja ndodhi në banesën e tyre në Allias, për arsye ende të panjohura.

 – Më 6 shkurt, në Vlorë, Teodor Lera, 57-vjeç, mbyti gruan e tij Eva Lera, 45-vjeçe, pas një grindje. Autori tentoi më pas vetëvrasjen, duke prerë damarët.

 – Më 14 janar, në Tiranë, Majlind Lila, 52-vjeç, vrau me armë zjarri vjehrrin, vjehrrën dhe më pas veten. Viktimat ishin 63 dhe 52 vjeç.

 – Më 2 janar, në Ballsh, Gazmend Musta, 33-vjeç, vrau gruan e tij 31-vjeçare dhe motrën e saj 18-vjeçare, me armë të ftohtë, në sy të fëmijëve të çiftit. Shkak i grindjes kishte qenë kërkesa e dy motrave për të shkuar te prindërit e tyre për festat, që është refuzuar nga burri, i cili kishte vetëm dy ditë që ishte rikthyer nga emigrimi në Greqi.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>