Krimi në vend, 4 vrasje në 5 ditë, policia fushatë për shërbime online

Krimi në vend, 4 vrasje në 5 ditë, policia fushatë për shërbime online

Vrasja e Enkeleda Çapokut mesnatën e 10 janarit nga kunati i saj, ka çuar në katër numrin e të vrarëve në pesë ditët e fundit:

 – Më 7 janar, u vra në një atentat mafioz në qendër të Rrëshënit Kastriot Reçi. Ai ishte i përfshirë në çështjen e trafikut të drogave të forta, nga Amerika Latine, në Holandë e Belgjikë e Itali.

 – Më 5 janar, u vra në Tropojë Guxim Gjyriqi 47 vjeç, pronar i një pike karburanti dhe restoranti. Guximtar Gjuriqi ishte kushëri i largët me Fatmir Haklajn, ish-shefin e komisariatit të policisë së Tropojës.

 – Më 5 janar, një grua u gjet e vrarë në rezervuarin e fshatit Gjerbë të Mallakastrës. Sipas policisë, ajo është vrarë nga disa të rinj që kanë grabitur shtëpinë e saj.

Dy prej ngjarjeve, ajo e Rrëshenit dhe Tropojës janë vrasje ku autorët kanë vepruar me shpejtësi dhe profesionalizëm, duke ngritur dyshime se mund të jenë përdorur dhe vrasës me pagesë.

Asnjë prej këtyre vrasjeve nuk është zbardhur plotësisht nga policia.

Ministria e Brendshme, deri tani, nuk ka bërë asnjë reagim lidhur me ngjarjet e fundit. Zyrtarët e saj të lartë prej disa ditësh po zhvillojnë një fushatë për prezantimin e reformës të shërbimeve online, ku Ministria e Brendshme, e kryesisht Policia e Shtetit ka nisur ofrimin e një numri të madh shërbimesh online për qytetarët. 

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>