Kritike situata e zjarreve në Turqi, 6 viktima dhe qindra të lënduar

Nga Exit News
Kritike situata e zjarreve në Turqi, 6 viktima dhe qindra të lënduar

Gjashtë persona kanë humbur jetën nga flakët që kanë përfshirë jugun e Turqisë, teksa ekipet e zjarrfikësve përpiqen për të katërtën ditë me radhë për fikjen e tyre.

Disa fshatra janë evakuuar dhe mbi 300 persona janë lënduar nga zjarret që shpërthyen të mërkurën.

Mes viktimave janë edhe dy punëtorë që po punonin për shuarjen e flakëve, raporton Anadolu Agency.

Të shtunën flakët përfshinë kodrat e qytetit turistik të Bodrumit dhe kjo bëri që shumë pushues të largohen nga hotelet.

Dhjetë vatra zjarri janë ende aktive ndërkaq 88 të tjera janë vënë nën kontroll që prej të mërkurës, njoftoi ministri i Agrikulturës dhe Pyjeve, Bekir Pakdemirli.

Hetuesit kanë nisur punën për të parë nëse disa nga zjarret kanë qenë të qëllimshme.

Rusia dërgoi aeroplanë dhe helikopterë për të ndihmuar në shuarjen e zjarreve, tha Presidenca turke.

Turqia nuk ka aeroplanë për shuarjen e zjarreve, ato janë bërë një problem në rritje vitet e fundit.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>