“Rritja me 40 për qind e çmimit të ujit nuk do të përmirësoj furnizimin me ujë por do ti shërbej aferës koruptive të privatizimit të Ujësjellës kanalizimie Tiranë
Rritja është e pajustifikuar dhe të gjitha të dhënat tregojnë se është një aferë e madhe korruptive për privatizimine ujësjellës kanalizime, UKT-së.”
Për këtë deklaratë, Gjykata e Tiranës ka dënuar sot këshilltarin bashkiak të PD-së Akil Kraja me gjobë 250 mijë lek për akuzën e shpifjes ndaj kryebashkiakut Veliaj.
Më 2 janar 2018, Kryebashkiaku Veliaj paditi këshillatrin Kraja për “cënim të nderit dhe dinjitetit të paditësit duke dhënë deklarata të pavërteta, si dhe duke e fyer atë si dhe duke i cënuar paditësit reputacionin dhe personalitetin”.
Në padinë e tij Veliaj është shprehur se Zoti Kraja përmes kësaj deklarata i ka shkaktuar dëm moral sepse:
“nga këto deklarime ai ka pësuar turbullim të padrejtë të gjendjes shpirtërore që ka përjetuar si pasojë e faktit të paligjshëm shpifës e fyes”.
Menjëherë pas këtij vendimi ka reaguar kryetari i opozitës Lulzim Basha, i cili u shpreh:
“As Edi Rama as kamikazja e tij e korruptuar Regleta Panajoti që dënon për shpifje opozitarin Akil Kraja sepse denoncoi rritjen e çmimit të ujit nga vrasësi i Ardit Gjoklajt, nuk do na e mbyllin dot gojën. [..]”
Ardit Gjoklaj, është 17 vjeçari i cili u vra teksa punonte në Landfillin e Sharrës në gusht të vitit 2016, ku ishte punësuar ndonëse i mitur pa asnjë kusht sigurie në punë. Pas vdekjes së të 17 vjeçarit, Kryebashkiaku Veliaj u akuzuar publikisht për lidhje klienteliste me kompaninë “3R”, që së bashku me Bashkinë Tiranë menaxhonte landfillin.
Prokuroria akuzoi vetëm shoferin e fadromës dhe përgjegjësin e turnit, por asnjë nga drejtuesit e kompanisë apo bashkisë. Gjykata Tiranë i nxori të pafajshëm edhe ata duke mos mabjtur asnjë përgjegjës për vrasjen e Gjoklajt.