Kriza e Covid-19 do të detyrojë 2,5 milion vajza të mitura të martohen

Nga Exit News
Kriza e Covid-19 do të detyrojë 2,5 milion vajza të mitura të martohen

Më shumë se 2,5 milion vajza të mitura në të gjithë botën do të detyrohen të martohen gjatë 5 vjeçarit të ardhshëm si rezultat i ndikimit të Covid-19, sipas raportit të Save the Children. Kjo do të ndodhë si pasojë e mbylljes së shkollave dhe rritjes së varfërisë.

Sipas raportit, më shumë se gjysëm milioni vajza të mitura do të martohen brenda vitit 2020, duke e cuar numrin në 12, 5 milionë, dhe duke zhbërë arritjet e këtyre dy dekadave.

Në të gjithë botën, mbyllja e shkollave ka lënë 1,6 miliardë fëmijë të paedukim, dhe Save the Children vlerëson se 10 milionë fëmijë, më shumë vajza, nuk do ët kthehen më në shkollë.

Raporti gjithashtu parashikon se një milionë vajza nën moshën 18 vjeç mund të ngelin shtatëzanë, duke vendosur në rrezik jetën e tyre.

Rajoni më i prekur për martesat e fëmijëve është Azia e jugut, ku të paktën 200 mijë më shumë vajza do të detyrohen të martohen për shkak të kushteve të këqija ekonomike.

Ndërsa, Organizata Ndërkombëtare e Punës tha se koronavirusi mund të shkaktojë edhe rritje të numrit të punonjësve të mitur, për herë të parë në 20 vjet.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>