Kroacia thirrje Britanisë të heqë karantinën e detyrueshme për ata që kthehen nga udhëtimi

Nga Exit News
Kroacia thirrje Britanisë të heqë karantinën e detyrueshme për ata që kthehen nga udhëtimi

Kroacia kritikon Britaninë për vendosjen e karantinës së detyrueshme për 14 ditë për pushuesit që kthehen nga Kroacia dhe i kërkon zëvendësimin e kësaj mase me atë për testimin e detyrueshëm.

Sekretari i Ministrisë së turizmit në Kroaci e quajti vendimin të padrejtë dhe nxiti autoritetet britanike të rivlerësojnë masën e marrë.

“I bëjmë thirrje qeverisë në Britaninë e Madhe të zëvendësojë rregullin e karantinës së detyrueshme dyjavore me atë të kryerjes së testeve të besueshme ndaj Covid-19.”, deklaroi ministria kroate.

Nga data 1 deri në 20 gusht në Kroaci kanë mbërritur rreth 62,000 qytetarë nga Britania e madhe dhe më shumë se 350,000 qëndrime një-ditore.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>