Kronika/ 2 aksidente automobilistike, 7 të arrestuar për shpërndarje droge

Nga Exit News
Kronika/ 2 aksidente automobilistike, 7 të arrestuar për shpërndarje droge

Policia e shtetit ka arrestuar në të gjithë vendin 7 persona për vepra të ndryshme kriminale, dhe ka sekuestruar 11 kilogramë kanabis. Gjithashtu, policia njofton dhe plagosjen e dy personave pasi u përplasën nga makina të ndryshme. Sipas njoftimit të policisë:

Dy persona u plagosën sot, në Tiranë si pasojë e aksidenteve automobilistike. Policia e Tiranë njoftoi se:

Një 70 vjeçar u plagos pasi u përplas nga një makinë, në rrugën “21 Dhjetori”, në Tiranë. 70 vjeçari ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Një 10 vjeçar u plagos në mesditë, pasi u përplas nga një makinë në Bulevardin “Gjergj Fishta”, në Tiranë.

Gjashtë persona u arrestuan nga policia e Tiranës, Vlorës, Krujës dhe Kavajës për kultivim dhe trafik të kanabisit. Kështu:

Dy persona u arrestuan nga Policia e Krujës për kultivim kanabisi. Ata ishin shpallur në kërkim disa kohë më parë nga Gjykata e Krujës.

U sekuestruan 11 kilogramë kanabis dhe u arrestuan dy persona nga Policia e Vlorës. Personat akuzohen për kultivim dhe trafik të kanabisit.

Një 30 vjeçar u arrestua sot në Tiranë për shpërndarje kanabisi.

Një 46 vjeçar u arrestua nga policia e Kavajës, me akuzën e grabitjes së tre banesave në qytet dhe shpërndarjen e kanabisit.

Policia kufitare e Qaf Thanës arrestoi një 35-vjeçar maqedonas, i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet gjyqësore kroate, për veprat penale “grup i strukturuar kriminal” dhe “prodhim dhe shitje narkotikësh”.

Ndërsa, policia e Durrësit njoftoi se në një banesë në Durrës ka rënë zjarr duke shkaktuar dëme materiale.

 

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>