Kryebashkiakja e Shkodrës Ademi e quan prishjen e ndërtimeve pa leje ‘jashtë kohe’

Nga Exit News
Kryebashkiakja e Shkodrës Ademi e quan prishjen e ndërtimeve pa leje ‘jashtë kohe’

Kryebashkiakja Voltana Ademi u shpreh se prishja e ndërtimeve pa leje “është jashtë vendit në bregun e detit”. “Të mos ketë ndërhyrje që prish imazhin apo dëmton sezonin veror”, theksoi Ademi për median, gjatë hapjes së sezonit turistik në Velipojë të shtunën.

Ndërsa për ndërtimet përtej bregut, që kanë thyer ligjin duhet të vazhdojë procesi. “Unë pres të marr vesh se cilat janë ndërtesat që do të prishen”, ju përgjigj Ademi, interesit të gazetarëve nëse Bashkia do bëjë rezistencë për prishjet.

Ndërsa për taksën e përdorimit të bregdetit nga operatorët, Ademi sqaroi se ajo do të vendoset kur të filloj përdorimi i plazhit. Këtë tarifë do ta aplikojmë nga qershori deri në 15 shtator.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>