Kryebashkiaku Veliaj kërcënon kompanitë e transportit publik me heqje license nëse nuk fillojnë punë

Nga Exit News
Kryebashkiaku Veliaj kërcënon kompanitë e transportit publik me heqje license nëse nuk fillojnë punë

“Ky është paralajmërimi i fundit, nëse operatorët nuk dalin brenda kësaj jave, humbasin licencën dhe atë vjen e merr një operator tjetër që ju siguroj që nuk mungojnë. Ky është paralajmërimi i parë dhe i fundit dhe nëse nuk kemi një reagim brenda kësaj jave do humbasin licencat. “

Kështu u shpreh kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj në një komunikim me gazetarët. Ai kërcënoi kompanitë e transportit publik me heqje license nëse ata nuk do të rifillojnë punën, duke pohuar se ai e mban fjalën.

Duke marrë si shembull rastin e Astirit dhe Teatrit ai u shpreh:

“Për të gjithë kompanitë e autobusëve bashkia ka plotësuar të gjitha kërkesat. Mund të vazhdojnë bisedimet me mistrinë, por ky diskutim mund të vazhdojmë shumë mirë duke nisur punën dhe unë do të bëhem avokati i tyre. Por në momentin që ata thonë ‘o të gjitha o rash e vdiqa’ , ju garantoj që disa kompani do të humbin licencën e transportit në bashkinë e Tiranës. Kush e vë në dyshim fjalën që unë po them, le të kthehet tek Astiri apo Teatri dhe të shoh e mbajmë apo jo fjalën.”

Kompanitë e transportit publik kanë refuzuar të rinisin punën që prej 15 qershorit, duke kërkuar mbështetje finaciare të shtetit. Sipas tyre zbatimi i protokolleve të sigurisë, do t’i çonte drejt falimentimit.

Kërkesat e tyre janë:

  • Subvencionim nga shteti për vendet bosh në mjete për shkak të pandemisë;
  • Të hiqet akciza për naftën dhe taksat për karburantin, ngjashëm me sektorin e peshkimit;
  • Të ulet TVSH-ja nga 2% në 0% për këtë vit dhe më pas në vitin e ardhshëm të jetë 6 për qind.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>