Kryebashkiaku Veliaj, koncert pavarësisht ndalimit të grumbullimeve

Nga Exit News
Kryebashkiaku Veliaj, koncert pavarësisht ndalimit të grumbullimeve

Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu tha se përkundër përfundimit të gjendjes së fatkeqësisë natyrore, nuk do të thotë pandemia ka kaluar. Ajo shtoi se disa aktivitete do të vazhdojnë të ndalohen pafundësisht.

Në këto aktivitete përfshihen dasmat, lojërat në ambjente të mbyllura, kinematë dhe teatrot.

Manastirliu shtoi se do të ketë një vlerësim të vazhdueshëm ndaj këtyre veprimtarive nëse ato duhet të rihapen.

Pavarësisht këtij ndalimi, kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj organizoi një koncert në Amfiteatrin e Tiranës. Nga pamjet dukej se të gjithë të pranishmit nuk po respektonin distancimin social.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>