Kryebashkiaku Veliaj nis betonizimin e një tjetër parku në Tiranë

Kryebashkiaku Veliaj nis betonizimin e një tjetër parku në Tiranë

Kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj ka zyrtarizuar betonizimin e një tjetër parku në kryeqytet.

Me anë të një postimi në Facebook, Qytetarët për Parkun, një grup ambientalistësh e aktivistësh, njoftojnë se Kryebashkiaku Veliaj ka dhënë lejen për ndërtimin e një kompleksi pallatesh, tek lulishtja pranë Policisë Bashkiake, tek zona e njohur si Parku i Autobuzëve.

Një muaj më parë, në këtë zonë punonjësit e Bashkisë Tiranë shkulën pemët dhe i hapën rrugën e betonizimit kësaj hapësire të vogël publike që i ka shërbyer deri më tani banorëve të kësaj zone.

Punonjësit e Bashkisë Tiranë teksa shkulin pemët – Foto: Facebook

Sipas Qytetarëve për Parkun “firma ndërtuese do të jetë “Arlis Ndërtim”, e Besnik Sulajt, pronarit të Taivanit dhe Armos.”

Lulishtja pranë Policisë Bashkiake u inaugurua në prill të vitit 2015 nga ish-Kryebashkiaku Basha. Kryeministri Rama tentoi disa herë të bllokonte projektin që do ta kthente zonën nga një hapësirë për mbetje inerte e mbeturina në një hapësirë të gjelbëruar në shërbim të qytetarëve që jetojnë në atë zonë.

Sot duket qartë se qëllimi i Kryeministrit Rama ka qenë degradimi i hapësirës për ta pasur më të lehtë më pas dhënien e saj për ndërtim.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>