Kryebashkiaku Veliaj përplaset me studentët

Kryebashkiaku Veliaj përplaset me studentët

Kryebashkiaku Erion Veliaj u përplas sot me disa studentë gjatë takimit të organizuar në Qytetin Studenti. Ai kishte organizuar një takim me studentët e godinave 26 dhe 27, me qëllim sqarimin e punës së bashkisë për përmirësimin e kushteve në konvikte. Më poshtë, biseda ndërmjet Kryebashkiakut dhe studenteve:

Erion Veliaj: Përshëndetje! Faleminderit për mikpritjen! Ku është goca nga Gramshi? Ustai që po rregullonte dushet ishte nga Gramshi dhe kishte gjithë ekipin nga Gramshi dhe i dhashë një gramshiot që rregullon banjot dhe dushet dhe një gramshiote në bashki. Keni gjëra më të mira sesa lali Eri. Do të doja t’ju informoja pak dhe për të qenë transparent për punimet, se si do të ecin. E kemi detyruese ta nisim këtë kantier edhe duke qenë ju këtu.

Studentja: Po deri tani nuk ka qenë detyruese?

Erion Veliaj: Ja, do ta shpjegoj.

Studentja: Jo, nuk duam shpjegime, duam të bisedojmë. Sot po punohet, që keni ardhur ju, dhe kanë ardhur të gjithë punëtorët. Godinat e tjera janë të mbushura vetëm me skela dhe këto i keni sjell vetëm ju. Bëni detyrën tuaj. Ju jeni vrasës. Ju keni vrarë Ardit Gjoklajn.

Erion Veliaj: Mund të shkojmë në prokurori.

Studentja: Po, mund të shkojmë ku të doni. Ju dhe propaganda juaj dhe PR-i nuk ma mohoni dot.

Nga media, mësohet se shoqëruesit e Kryebashkiakut u përpoqën të merrnin telefonat dhe në fund i nxorrën jashtë studentet, duke mbyllur dhe aktivitetin.

Biseda u zbardh sipas videos së botuar nga Syri.net

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>