Kryebashkiaku Veliaj pranon që ndërtimi në park është i paligjshëm

Kryebashkiaku Veliaj pranon që ndërtimi në park është i paligjshëm

Kryetari i Bashkisë Tiranë, Erion Veliaj, ka pranuar, dje, se për këndin e lojrave të planifikuar në Parkun e Liqenit nuk është bërë asnjëherë vlerësimi i ndikimit në mjedis (VNM) — kërkesë e domosdoshme ligjore për të marrë leje ndërtimi dhe për të kryer çfarëdo lloj ndërtimi.

Duke dashur të qetësojë reagimin publik për mungesën e transparences për projektet në Parkun e Liqenit, Zoti Veliaj kërkoi, dje, të takohet dje me përfaqësues të protestuesve kundër këndit të lojrave.

Ata nuk kanë pranuar të takohen me Zotin Veliaj pa përmbushur disa kushte paraprake, përfshi ndërprerjen e punimeve në Park; kërkimin e ndjesës publike nga ana e Kryebashkiakut për etiketimin “vandalë” të protestuesve; dhe organizimin e një takimi të hapur dhe të gjërë publik në vend të një takimi të ngushtë në zyrat e Bashkisë.

Pavarësisht refuzimit, Zoti Veliaj tentoi të organizojë një takim me përfaqësues të tjerë të organizateve të ndryshme mjedisore.

Për këtë qëllim, ai mblodhi dje mbasdite në sallën e Këshillit Bashkiak 30-40 persona, shumica punonjës të Bashkisë dhe të rinj të organizatës rinore të Partisë Socialiste, FRESSH.

Por për fat të mirë, në takim kanë shkuar disa veprimtarë të pavarur shoqërore. Kanë qënë pikërisht ata që i kanë kërkuar llogari Zotit Veliaj për mungesën e transparencës dhe shpërfilljen e qytetarëve.

Zoti Xhemal Mato, një nga zërat më të hershëm në mbrojtje të mjedisit, ka shprehur shqetësim për mos respektimin e rregullave dhe procedurave mjedisore gjatë hartimit të projektit dhe fillimit të punimeve për këndin e lojrave, përfshi vlerësimin e ndikimit që projekti do të ketë në mjedis i cili është kërkesë ligjore.

Zoti Veliaj ka pranuar se Bashkia nuk ka ende një vlerësim të ndikimit në mjedis, por ka shtuar se ai ka urdhëruar që kjo të bëhet menjëherë.

Ai është shprehur se këto proçedura do të zbatohen në javët e ardhshme.

Mbetet të shihet nëse Zoti Veliaj do të ndërpresë menjëherë punimet e paligjshme në Park për t’ju rikthyer qeverisjes në bazë të ligjit, dhe për të kryer studimin e ndikimit në mjedis dhe informimin dhe përfshirjen e publikut në vendim-marrje—sikurse e kërkojnë një konventë ndërkombëtare e ratifikuar nga Shqipëria, të paktën 4 ligje dhe 5 vendime të Këshillit të Ministrave, të gjitha të injoruara deri tani.

 

Artikuj të lidhur:

Si bëhet informimi dhe dëgjimi i publikut për lejet mjedisore – Exit shpjegon

Paligjshmëria dhe arbitrariteti i Zotit Veliaj dhe pamendtë e mia

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>