Kryebashkiaku Veliaj propozon ndryshimin e taksave vendore

Kryebashkiaku Veliaj propozon ndryshimin e taksave vendore

Kryetari i Bashkisë Erion Veliaj ka propozuar një sërë ndryshimesh në nivelin e taksave vendore për vitin 2016. Ndryshimet janë planifikuar të shqyrtohen e votohen nga Këshilli Bashkiak i Tiranës në datën 30 dhjetor 2015.

Ndryshimet kryesore të propozuara janë:

  • Rritje të taksës për kalimin e të drejtës së pronësisë mbi pasurinë e paluajtëshme për ndërtesat brenda qytetit të Tiranës, përkatësisht: për ndërtesat e banimit nga 1000 lekë/m² bëhet 1100 lekë/m², për ndërtesat për tregti e shërbime nga 2000 lekë/m² bëhet 2200 lekë/m² dhe për ndërtesa të tjera nga 1500 lekë/m² bëhet 1650 lekë/m².
  • Ndryshim të taksës së ndërtimit për shitjen e apartamenteve të reja do të rritet nga 5 për qind në 8 përqind të vlerës së shitjes për m².
  • Ndryshim të taksës së fjetjes në hotel nga 5 përqind e çmimit të dhomës, aktualisht, në 350 lekë për dhomë për hotelet me katër dhe pesë yje dhe 150 lekë për dhomë për hotelet e tjera.
  • Ndryshim të taksës vjetore të tabelës identifikuese të biznesit. Heqjen e saj për tabelat me sipërfaqe nën 2 m2 dhe njehsimin me tarifat për tabelat reklamuese për tabelat më të mëdha – pra, 13,500-45,000 lekë për m2 për tabelat deri në 2-18 m2 dhe 810 mijë lekë në vit për tabelat me siëprfaqe më të madhe. Taksa aktuale është 120 lekë/m² në vit për tabelat deri në 4 m2.
  • Ndryshimi i taksës mbi tokën bujqësore të kategorive VII-X  nga 700 lekë/ha në vit, aktualisht, në shkallëzimin e saj nga 700-1800 lekë/ha në vit sipas kategorisë.

 

 

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>