
Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi deklaroi se 55 përqind e shqiptarëve votojnë opozitën, sipas sondazhit të LSI-së.
“85% e shqiptarëve nuk e votojnë Edi Ramën, 55% votojnë opozitën e bashkuar. 85 me 55 janë 30% që nuk janë pak. Sepse, kjo 30% është ai 30% që kërkon një punë shumë të madhe dhe pjesa më e madhe e tyre është gri që nuk kanë votuar prej më shumë se 20 vitesh”, tha Kryemadhi në një intervistë në Java, në RTSH.