Kryemadhi akuza Ramës: Po shpopullon vendin, po humb kujtesën historike

Nga Exit News
Kryemadhi akuza Ramës: Po shpopullon vendin, po humb kujtesën historike

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi akuzoi kryeministrin Edi Rama se po shpopullon vendin dhe po dëmton gjuhën shqipe.

Në një takim me banorët e Peqinit, Kryemadhi u shpreh se Rama ka urrejtje për qytetarët e tij dhe se do të që zhdukë historinë.

“Absurditeti tjetër pastaj që ky njeri nuk i konsideron më qytetarët e tij, i zëvendëson dhe pa pikë turpi thotë që ne do të marrim punëtorë nga Bangladeshi, nga Pakistani, etj. Jo për çështje racizmi, e as diskriminimi, por si mund të largosh ti njerëzit e tu, qytetarët e tu, fëmijët e tu dhe u thua edhe mos mësoni as shqipen, pra ky njeri ndien neveri edhe për gjuhën shqipe. “

Kryemadhi u shpreh se qytetarët paguajnë taksa më të larta se ç ‘kanë paguar më parë dhe sot çmimi i energjisë është më i shtrenjtë.

“Rrogat sot qytetarëve shqiptarë jo vetëm që nuk u janë rritur, por u janë mbyllur bizneset. Sot qytetarët shqiptarë kanë çmimin e naftës më të lartë se kudo tjetër. Sot fermerët shqiptarë hedhin gjithë prodhimin e tyre në rrugë.”, u shpreh ajo.

Kryemadhi i bëri thirrje çdo qytetari të votojë me 25 prill për të ndryshuar vendin.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>