Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi i bëri thirrje banorëve të Vorës e Kombinatit që të mbrojnë pronat e tyre dhe të mos i dorëzojnë shtëpitë e dëmtuara nga tërmeti pa pasur kontratë për shtëpitë e reja që do të marrin.
Gjatë një vizite në njësinë 2 në Tiranë, Kryemadhi u shpreh:
“I bëj thirrje banorëve të Kombinatit dhe të Vorës. Të mos ikin nga shtëpitë e tyre dhe të mos lirojnë pronën e tyre pa pasur një kontratë me shtetin shqiptar që iu merr përsipër t’iu rikthejë shtëpitë e tyre në vendet ku i kishin.”
Kryemadhi theksoi se nëse pallatet do të shemben pa pasur ata një kontratë dypalëshe midis banorëve dhe shtetit, pasuritë e tyre do të zhduken do të fshihen nga regjistrat kadastralë, ashtu siç qeveria Rama ka fshirë pronat e qindra mijëra qytetarëve të tjerë.
Kryemadhi akuzoi dhe kryebashkiakun Veliaj për mungesë transparence për planin e rindërtimit të Kombinatit:
“Ka shpallur fondin e rindërtimit Erion Veliaj 70 milionë euro për Kombinatin, mbi ç’plan, mbi ç’projekt, sa godina do ndërtohen, sa familje do rimbursohen, sa familjeve do iu jepen apartamente.”
Për të lexuar më shumë për këtë projekt, klikoni këtu.