Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi denoncoi parregullsi në procesin e votimit te njësia 5. Sipas saj, vëzhguesit e LSI-së kanë kapur fletë votimi të plotësuara për PS dhe të vendosura në dhomën e votimit.
Pas këtij denoncimi është pezulluar votimi në qendrën 1824, ku dhe ka ndodhur ngjarja.
Kryemadhi paralajmëroi dhe një kallëzim penal në lidhje me këtë rast.