Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim Monika Kryemadhi tha të dielën në një takim elektoral në Berat se LSI ka marrë gjithmonë 3 mandate në këtë qytet, por në 25 prill do të marrë 4.
Ajo tha se ndryshimi kalon përmes numrit 6 në fletën e votimit.
“Gjeneza e LSI janë të rinjtë, e pikërisht, persona të dalë nga strukturat e LRI janë sot drejtuesit politikë në qarqe tepër të rëndësishme si Durrës, Korçë e Berat”, tha kryetarja e LSI.
“Unë dua të them dy fjalë edhe për Lefter Maliqin, i cili tha tre mandate në Berat. LSI i ka pasur gjithmonë tre mandate, por rrugëtimet tona kanë qenë me pengesa. Lefter jam i bindur që t’i tre mandatet e LSI do e thyesh duke marrë të 4-in, sepse besoj tek dëshira që kanë sot të gjithë qytetarët e Shqipërisë për ndryshim, sepse më e rëndësishme është lufta që ne bëjmë për familjet, të rinjtë dhe të rejat”, tha ajo.