Kryemadhi falenderon anëtarësinë për rizgjedhjen e saj

Nga Exit News
Kryemadhi falenderon anëtarësinë për rizgjedhjen e saj

Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi falenderoi të gjithë anëtarët, të cilët votuan për zgjedhjen e saj në krye të LSI.

Në një konferencë për mediat ajo u shpreh se LSI do të përballojë të gjitha sfidat aktuale.

“Nuk gjej dot fjalë që t’iu shpreh nderimin dhe mirënjohjen që kam për të gjithë, por me zemër dua t’iu them. Dua t’iu falënderoj për gjithë përkushtimin, për gjithë vendosmërinë dhe rezistencën, për qëndresën shembullore, por edhe për të gjithë respektin dhe dashurinë që ju më falët në zgjedhjet e 21 nëntorit, të ditës së shtunë, me një anëtar një votë, në Lëvizjen Socialiste për Integrim.

Ne jemi të vetëdijshëm për vështirësitë e mëdha që na presin, por ne jemi mësuar tashmë me vështirësitë, sepse ato kanë qenë sfida jonë, sepse ne prandaj jemi bashkë që të fitojmë mbi të gjitha sfidat që i kanë dalë përpara LSI-së. Dhe që të fitojmë mbi vështirësitë, ne duhet t’u ofrojmë shqiptarëve shpresën, atë shpresë që u mungon, atë shpresë e cila i është grabitur dhe vrarë nga qeveria pseudo rilindase.”

Dje LSI zgjodhi Kryemadhi në krye të partisë me 96.3 përqind të votave.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>