Kryemadhi: Gratë dhe vajzat do ta nxjerrin LSI forcë të parë në Fier

Nga Exit News
Kryemadhi: Gratë dhe vajzat do ta nxjerrin LSI forcë të parë në Fier

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi, në takimin më gratë në Fier të premten u shpreh se ato do ta nxjerrin LSI forcë të parë në këtë qark.

Asnjëri nuk e kupton, por ne që merremi prej vitesh me politikë, e dimë shumë mirë që po nxore gruan nga shtëpia, po binde nënën, po binde bashkëshorten, po binde vajzën, po binde nusen, që të dalë nga shtëpia për të kërkuar të drejtat e saj, ta dini që ajo sfidë është e mbaruar,” u shpreh ajo.

Arsyeja, vijoi Kryemadhi, është se gratë kanë motivim të fortë për të punuar me vetmohim për të ardhmen e fëmijëve të tyre.

Është bekim nga Zoti të kesh shansin dhe mundësinë që të jesh nënë, të rrisësh fëmijë t’i duash ata dhe të luftosh për ta,” pohoi ajo.

 

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>