Kryemadhi: Hyjmë në zgjedhje kurdo që të jenë, edhe me Ramën kryeministër

Kryemadhi: Hyjmë në zgjedhje kurdo që të jenë, edhe me Ramën kryeministër

“Ne si LSI nuk kushtëzojmë asnjëherë momentin e zgjedhjeve. [..] sepse ne mendojmë që zgjedhjet janë i vetmi instrument që në një farë mënyre do të cbëjë të gjithë këtë nyje të lidhur keqtas”. Kështu deklaroi kryetarja e LSI Monika Kryemadhi në një intervistë për Ballkan Web.

“Pavarësisht ligjëratës politike që ngre kryetari i PD-së dhe kryetari i opozitës që me një qeveri tranzitore dhe pa Ramën kryeministër, për ne si LSI mendojmë që është e domosdoshme përballja në zgjedhje e të gjithë opinionit publik”, — shtoi Zonja Kryemadhi.

Për Prokurorinë e Posaçme (SPAK) zonja Kryemadhi deklaroi se ai “nuk mund të përdoret kurrë si kamzhik për luftë politike, sepse sot luftën politike më të madhe e bëjnë qytetarët shqiptare. Gjyqi më i mirë sot për cdo politikan, janë zgjedhjet e lira dhe të ndershme, pastaj gjyq politik, gjyq mediatik, gjyq të pandershëm ka sa të duan”.

Kryemadhi tha se drejtësia e vërtet vjen vetëm përmes zgjedhjeve. “Ai  është gjyqi më i mirë për cdo politikan shqiptar” — u shpreh ajo.

Përsa i përket Komisionit parlamentar për shkarkimin e Presidentit Meta, kryetarja e LSI tha:

“Nuk më shqetëson fare kjo gjë, nuk është pjesë e axhendës time politike dhe as e LSI. Besoj se z. Meta i ka kapacitetet e veta për t’u përballur politikisht dhe di të them se është një makineri politike që është shumë e vështirë për ta ndalur”.

Ndërsa për mungesën e dialogut, kryemadhi tha se:

Mungesa e dialogut nuk ka ardhur si rezultat i opozitës, mungesa e dialogut ka ardhur si rezultat i arrogancës së maxhorancës dhe sidomos të kryeministrit“.

Në lidhje me votimet e 30 qershorit zonja Kryemadhi u shpreh se qytetarët “iu përgjigjën aksionit politik të opozitës për të mos marrë pjesë në zgjedhjet moniste të Edi Ramës”.

Kryemadhi deklaroi se djegia e mandateve nuk ka qenë një gabim, pasi me këtë veprim opozita tregoi se nuk dëshironte të ishte fiktive në Parlament.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>