Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi i dorëzoi një raport mbi shkeljet e kryera para dhe gjatë procesit zgjedhor në vend, misionit të OSBE-ODIHR, gjatë takimit të sotëm, 5 maj.
Në selin ë e LSI, Kryemadhi u takua me shefen e misionit të OSBE-së Ursula Gacek. Ambasadorja Gacek më parë ka takur kryetarin e PD-së Basha dhe kryeministrin Rama.
Tema e diksutimit në të treja takimet ka qënë procesi zgjedhor.
OSBE ka botuar raportin paraprak mbi problemet zgjedhore ku thekson përdorimin e burimeve të administratës dhe denoncimet e blerjes së votave në fushatë.
Ndërkohë, KQZ certifikoi rezultatin përfundimtarë të zgjedhjeve, të martën, 4 maj.