Kryemadhi i përgjigjet Ramës, prishja e koalicionit vendimi më i mirë

Nga Exit News
Kryemadhi i përgjigjet Ramës, prishja e koalicionit vendimi më i mirë

Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi ju përgjigj sulemve të kryeministrit Rama se koalicioni me LSI-në u prish për shkak të reformës në drejtësi.

Në një dalje për median, Kryemadhi tha se vendimi për prishjen e koalicionit ka qënë më i mirë sepse “ndau zullumin dhe llumin ku Rama kishte futur shoqërinë”.

Për reformën në drejtësi, Kryemadhi i kujtoi se “20 votat” e LSI që vtuan reformën.

Ajo e akuzoi Ramën se “qëndron vetëm me injorantë, që nuk dinë të dallojnë dekoratën, as nuk njohin historinë e kombit shqiptar”.

Kryemadhi tha se këto sulme tregojnë frikën që ka Rama nga LSI. Ai ende nuk e ka kuptuar, tha Monika Kryemadhi sepse “ose është as i lodhur, apo aq nën efektin e drogërave, sa ka filluar të bëjë gjëra që nuk rekomandohen”.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>