Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi tha të enjten në ‘Real Story’ se opozita është një aleancë. Ajo tha se nëse PD merr 71 mandate nuk bën koalicion me LSI.
“Ç’më ka gjetur mua me ju. Jo më larg se para se të vija këtu, kam folur me Lulzim Bashën, jo çdo gjë bëhet publike. Aleancë jemi. Ka ikur shoë. I kërkova falje ambasadorit izraelit. Për ne shqiptarët nuk është e keqe, ne e quajmë mençuri këtë gjë. Vinte për shkak të idiomave të turqishtes në gjuhën shqipe.”, tha Kryemadhi.
Ajo komentoi dhe ftesën e kryeministrit Edi Rama për bashkëpunim me Lulzim Bashën.
“Ky nuk është lapsus. Edhe mua më thonë. Ti ke një kryeministër që nga dje dhe sot ia ka ‘lyp’ 7 herë Lulzim Bashës. Ai i thotë çdo qytetari që është në dilema. E di ti sa qytetarë kam unë që më thonë; ‘do votoj LSI por mos u bë bashkë me PD’. Ndaj sot nuk është çështje flamuri. Avantazhi është se kë duan qytetarët”, tha Kryemadhi.