Kryemadhi: Jemi një aleancë, nëse PD merr 71 mandate s’bën koalicion me LSI

Nga Exit News
Kryemadhi: Jemi një aleancë, nëse PD merr 71 mandate s’bën koalicion me LSI

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi tha të enjten në  ‘Real Story’ se opozita është një aleancë. Ajo tha se nëse PD merr 71 mandate nuk bën koalicion me LSI.

“Ç’më ka gjetur mua me ju. Jo më larg se para se të vija këtu, kam folur me Lulzim Bashën, jo çdo gjë bëhet publike. Aleancë jemi. Ka ikur shoë. I kërkova falje ambasadorit izraelit. Për ne shqiptarët nuk është e keqe, ne e quajmë mençuri këtë gjë. Vinte për shkak të idiomave të turqishtes në gjuhën shqipe.”, tha Kryemadhi.

Ajo komentoi dhe ftesën e kryeministrit Edi Rama për bashkëpunim me Lulzim Bashën.

“Ky nuk është lapsus. Edhe mua më thonë. Ti ke një kryeministër që nga dje dhe sot ia ka ‘lyp’ 7 herë Lulzim Bashës. Ai i thotë çdo qytetari që është në dilema. E di ti sa qytetarë kam unë që më thonë; ‘do votoj LSI por mos u bë bashkë me PD’. Ndaj sot nuk është çështje flamuri. Avantazhi është se kë duan qytetarët”, tha Kryemadhi.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>