Monika Kryemadhi nuk është xheloze për bashkëshortin e saj, presidentin Ilir Meta.
E zhveshur nga kostumi i kryetares së një partie politike, Kryemadhi foli në Top Albania Radio rreth jetës private dhe marrëdhënieve me Ilir Metën.
Ajo zbuloi se Meta është feminist sepse është mashkull i mirë dhe se nuk do ta kishte problem nëse ai do të kishte eksperienca të tjera pasi sipas saj ato janë të domosdoshme.
Pjesë nga intervista:
Monika Kryemadhi: Me thënë të drejtën është shumë feminist sepse vetëm një mashkull i mirë mund të pëlqejë femra, një budalla nuk i pëlqen femrat.
Pyetje: Domethënë… ti e lejon?
Monika Kryemadhi: Po sigurisht… pse jo?!
Pyetje: Nuk e ke problem që ta shikosh me një femër në zyrë?
Monika Kryemadhi: Pse çfarë do bëjë në zyrë?
Pyetje: Të jetë aty afër… të jenë me njëri-tjetrin…
Monika Kryemadhi: Mos ngatërro zyrën… ato gjërat e tjera afër-afër bëhen në vend tjetër…
Pyetje: Po në hotel nuk do ta kapim!
Monika Kryemadhi: Po pse, çfarë rëndësie ka?! Eksperiencat janë të domosdoshme.