Kryemadhi jo xheloze për Metën: Seksi eksperiencë, dashuria e rëndësishme

Nga Exit News
Kryemadhi jo xheloze për Metën: Seksi eksperiencë, dashuria e rëndësishme

Monika Kryemadhi nuk është xheloze për bashkëshortin e saj, presidentin Ilir Meta.

E zhveshur nga kostumi i kryetares së një partie politike, Kryemadhi foli në Top Albania Radio rreth jetës private dhe marrëdhënieve me Ilir Metën.

Ajo zbuloi se Meta është feminist sepse është mashkull i mirë dhe se nuk do ta kishte problem nëse ai do të kishte eksperienca të tjera pasi sipas saj ato janë të domosdoshme.

Pjesë nga intervista:

Monika Kryemadhi: Me thënë të drejtën është shumë feminist sepse vetëm një mashkull i mirë mund të pëlqejë femra, një budalla nuk i pëlqen femrat.

Pyetje: Domethënë… ti e lejon?

Monika Kryemadhi:  Po sigurisht… pse jo?!

Pyetje: Nuk e ke problem që ta shikosh me një femër në zyrë?

Monika Kryemadhi:  Pse çfarë do bëjë në zyrë?

Pyetje: Të jetë aty afër… të jenë me njëri-tjetrin…

Monika Kryemadhi: Mos ngatërro zyrën… ato gjërat e tjera afër-afër bëhen në vend tjetër…

Pyetje: Po në hotel nuk do ta kapim!

Monika Kryemadhi:  Po pse, çfarë rëndësie ka?! Eksperiencat janë të domosdoshme.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>