Kryemadhi kërkon një institucion monitorimi për fondet e rindërtimit

Kryemadhi kërkon një institucion monitorimi për fondet e rindërtimit

Kryetarja e LSI-së Kryemadhi kërkoi sot ngritjen e një institucioni monitorimi të pavarur për shpenzimin e fondeve të marrë dje nga BE për rindërtimin e vendit pas tërmetit të nentorit.

“[Ë]shtë shumë e rëndësishme për të pasur një institucion monitorimi, të pavarur, me ekspertë që do të bëjnë monitorimin e të gjithë këtij projekti.”

Arsyeja e ngritjes së këtij institucioni, sipas Kryemadhit është paaftësia e qeverisë Rama për të menaxhuar buxhetin e shtetit.

“Prej shumë kohësh kjo qeveri ka treguar që është e paaftë për të qeverisur buxhetin e shqiptarëve”, tha ajo.

Rreth 1,15 miliardë euro u premtuan për Shqipërinë nga komuniteti ndërkombëtar si mbështetje për përpjekjet për rindërtim pas tërmetiti të 26 nëntorit 2019. Nga këto 885 milionë euro janë kredi dhe 265 milionë janë ndihmë falas.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>